No menu items!

Vuani nga artriti, mos i fusni KURRË në gojë këto ushqime, vënë në rrezik shëndetin tuaj

Artriti reumatoid është një sëmundje e rëndë inflamatore, e karakterizuar nga dobësimi i nyjeve dhe indeve lidhore të kockave që prek gati 1% të popullsisë në botë. Mund të shfaqet në çdo moshë, edhe pse të dhënat e ndryshme kanë treguar se targetgrupi më i rrezikuar i përket moshës 20-50 vjeç. Një fakt interesant është që femrat rrezikojnë tre herë më shumë sesa meshkujt të shfaqin artrit reumatoid. Në artikullin e sotëm, ju njohim me ushqimet që nuk duhet të hani nëse vuani nga artriti:

1.Nënproduktet e qumështit: Pjesa më e madhe e nënprodukteve të qumështit përmbajnë kazeinë, një lloj proteine e cila shkakton inflamacion. Studimet e ndryshme kanë treguar se kazeina irriton indet që rrethojnë nyjet duke shkaktuar dhimbje dhe inflamacion të tyre.

2.Vaj misri: Vaji i misrit përmban nivele të larta të acideve yndyrore Omega-6. Këto të fundit çekuilibrojnë balancën e acideve yndyrore Omega-3 duke shkaktuar inflamacion të nyjeve. Hiqni dorë edhe nga vajrat si vaji i farave të rrushit dhe vaji i sojës.

3.Ushqimet e skuqura dhe të përpunuara:Një studim i vitit 2009, publikuar në Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism, arriti në përfundimin se ushqimet e skuqura dhe të përpunuara përmbajnë një toksinë të quajtur ‘’glycation”, e cila ndikon drejtpërdrejt në oksidimin e indeve lidhëse të nyjeve dhe qelizave të tjera trupore.

4.Kripa: Nëse e teproni me sasinë e përditshme të kripës, trupi mbledh sa më shumë ujë dhe si pasojë rritet presioni në enët e gjakut. Sa më shumë rritet presioni i gjakut, aq më shumë shtohen dhimbje e artritit.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.