No menu items!

Vuçiq kishte kundështuar transmetimin e fjalimit të Kurtit përmes video-adresimit në Tiranë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka reaguar ashpër ndaj njoftimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për pjesëmarrjen e kryeministrave të Kosovës dhe Malit të Zi në Samitin e Tiranës përmes video-adresimit. Vuçiq ka kritikuar mosprezencën e tyre fizike në Samit dhe ka kërkuar të mos transmetohen video-mesazhet e tyre

Kur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte njoftuar se dy liderët; kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Malit të Zi, Milojko Spajiç do të ishin në samitin e Tiranës përmes video-adresimit, presidenti serb kishte reaguar duke thënë se ato video-mesazhet e tyre nuk duhet të transmetohen.

Aleksandër Vuçiq ka theksuar se pse nuk janë këtu, duhet të jenë këtu, nuk janë larg.

Sipas burimeve të TV Dukagjinit, Rama ka thënë se do të japin vetëm mesazhin e kryeministrit Kurti, pasi ai është në Mbretërinë e Bashkuar, sipas një agjende të caktuar më herët, përpara se të caktohej samiti BE-BP.

Ndërkohë që është dhënë mesazhi i kryeministrit Kurti, nuk është dhënë ai i kryeministrit të Malit të Zi pasi kishte njoftuar se është i sëmurë.

Rama ka thënë se ai “ka deklaruar se mungon për arsye shëndetësore. I urojmë shërim të shpejtë”.

Të mos harrojmë se video-mesazhet janë të zakonshme në disa takime për liderët që mungojnë, diçka e tillë ka ndodhur në samitin e fundit në Shkup, takim i së njëjtës format, me ç’rast kryeministri i Bosnjës i është drejtuar me video-mesazh dhe Vuçiq nuk kishte reaguar fare atë ditë siç bëri dje për kryeministrin Kurtin.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.