No menu items!

Vuçiq: S’kemi çfarë negociojmë për Asociacionin, mbetet ashtu siç e kemi nënshkruar me Isa Mustafën.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të hënën ka folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, drafin për Asociacionin mund ta shkruajë vetëm delegacioni serb, duke thënë se këtë e ka paraparë marrëveshje e Brukselit.

“Ne nuk kemi çfarë të negociojmë. Ne japim vetëm parimet, organet dhe organet e AKS-së ashtu siç i kemi vënë unë dhe Isa Mustafa inicialet tona në vitin 2015. Ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë. Vetëm na shkruani dhe do të jemi I kënaqur. A e dini kur do të jetë? Asnjëherë. Sigurisht që jo derisa është Kurti në pushtet, nuk u shkon mendja. Dhe çfarë do të ndodhë ndërkohë më shqetëson shumë”, tha Vuçiq në TV Happy.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe ishte nënshkruar në vitin 2013 dhe 2015.

Por atë e kishte hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese, duke u dërguar atëherë nga vetë Qeveria.

Prej atëherë asociacioni nuk ka gjetur implementim, por vazhdon të jetë kërkesë e Beogradit, por edhe e bashkësisë ndërkombëtare. /Gazeta Express

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.