No menu items!

Vulin nga Moska i reagon Hovenierit dhe e rikthen termin ofendues “shiptari”: S’ju njohim si ambasador

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, nga Rusia i ka reaguar ambasadorit amerikan në Kosovë, Geoffrey Hovenier, se nuk është qëndrim i SHBA-së ajo që u tha në deklaratën e “Kuvendit gjithëserb” për Kosovën.

Vulin e quajti Hovenierin “të ashtuquajtur ambasador” ndërsa e ka përdorur sërish termin pezhorativ “shiptari”, duke injoruar një vendim të gjykatës në Serbi, sipas të cilin termi është “politikisht i pasaktë dhe ofendues”.

“I ashtuquajturi ambasador i SHBA-së në Prishtinë ka problem me deklaratën e Kuvendit gjithëserb. Hovenier nuk e ka problem që Kurti ta shfuqizojë dinarin, i cili shkel çdo marrëveshje dhe për 12 vjet pa e formuar Asociacionin, por është i zemëruar sepse Serbia dhe Srpska nuk e njohin Kosovën. Nëse e ka më të lehtë, nuk e njohim as si ambasador dhe mezi e njohin edhe Shiptari. Prandaj Hovenier e bën punën e tij në Prishtinë sikur e kanë dërguar si dënim. Shiptari gjithmonë kishin frikë nga bosët në Washington, por edhe nga ambasadorët në Prishtinë. Që kur u dërgua Hovenier tek ata, ata kanë frikë vetëm nga shefat e tij. Na kërcënoni, na zëvendësoni, na futni në sanksione kot, Kosova është Serbi”, tha Vulin, raporton Novosti.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha të hënën se SHBA-ja dhe partnerët e saj perëndimorë nuk pajtohen me Deklaratën e miratuar më 8 qershor nga Serbia dhe entiteti serb i Bosnjë e Hercegovinës, Republika Srpska, ku Kosova përmendet si “pjesë e patjetërsueshme e Serbisë

Nuk e kam pasur mundësinë t’i lexoj të gjitha raportet lidhur me ‘Kuvendin gjithëserb’, por e kuptoj që aty përdoret gjuhë që thotë se Kosova është pjesë integrale e Serbisë. E kuptoj që ky është qëndrimi i tyre, por ky nuk është qëndrimi i asnjërit prej nesh, nuk është i SHBA-së, i partnerëve tanë të QUINT-it apo kujtdo tjetër”, tha Hovenier.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.