No menu items!

VV zyrtarizon Faton Pecin si kandidat për kryetar të Mitrovicës

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Faton Pecit për kryetar të komunës së Mitrovicës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Në një mbledhje të kryesisë së qendrës së VV-së në Mitrovicë, nën drejtimin e deputetit Armend Muja, u vendos unanimisht për mbështetjen e kandidaturës së Pecit, i cili vjen nga Partia GUXO.

Në një ceremoni në Shtëpinë e Kulturës në Mitrovicë, ku morën pjesë kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministrja dhe ministre e MPJD-së Donika Gërvalla, ministri Sveçla dhe deputetë të ndryshëm, u konfirmua mbështetja e pakushtëzuar për Pecin.

“Faton Peci njihet për integritetin dhe përkushtimin e tij si ministër i Bujqësisë në Qeverinë Kurti, ku ka sjellë reforma dhe investime të rëndësishme në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Ai premton të vijojë punën në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Mitrovicës, duke theksuar nevojën për zhvillim dhe drejtësi institucionale.”

“Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Partia GUXO premtojnë që me Fatonin në krye, Mitrovica do të ecë me hapa të sigurt drejt një zhvillimi të qëndrueshëm dhe përmirësimit të cilësisë së jetës për qytetarët“.

Mitrovica meriton një kryetar me vizion, vullnet dhe vendosmëri. Faton Peci është i duhuri,” u shprehën nga Lëvizja“.

“Fitorja e madhe e 12 tetorit në Mitrovicë pritet të jetë e padiskutueshme, me mbështetjen e fuqishme të VV-së dhe GUXO-s“, thuhet në njoftimin e tyre.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.