Debutoi me Arsenalin në moshën 16 vjeçare, duke u shpallur lojtari i ndeshjes kundër Barcelonës 3 vite më vonë, por gjërat nuk kanë shkuar si duhet më pas për Jack wilshere.
Anglezi pas largimit nga Arsenali luajti për West Ham dhe Bournemouth, por tani në moshën 29 vjecare është agjent i lirë dhe nuk po gjen klub. Për The Athletic, Jack u shpreh i mërzitur për gjendjen e tij.
“Fëmijët e mi janë në moshë që i kuptojnë gjërat, sidomos Archie. Ai më thotë pse nuk luan në MLS apo La Liga” “Një ditë ai do të më thotë ‘Si mundet që asnjë klub nuk të dëshiron?’ Nuk di si do t’ja shpjegoj këtë”, shtoi Jack ndër të tjera.
Wilshere ka 34 paraqitje për kombëtaren angleze, por që nga europiani i vitit 2016 nuk ka patur paraqitje për 3 Luanët