Granit Xhaka e ka shënuar golin e parë për edicionin 2024-24 në Bundesliga.
Xhaka ka realizuar një eurogol nga distanca, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij.
Leverkusen po luan si mysafir ndaj Borussia Monchengladbach, në duelin hapës të kampanjës së re të Bundesligas.
Skuadra e Leverkusen arriti të fitojë Bundesligan sezonin e kaluar për herë të parë në histori të klubit, duke u bërë madje skuadra e parë ndonjëherë në histori të futbollin gjerman që përfundon një sezon të ligës pa asnjë humbje.


