Sunderland vazhdon të krenohet me paraqitjet e jashtëzakonshme të Granit Xhakës këtë sezon.
Skuadra angleze ka bërë të ditur se kapiteni i saj është lojtari i vetëm nga pesë kampionatet më të forta evropiane që ka realizuar më shumë se 100 ndërhyrje të suksesshme gjatë këtij sezoni.
Kjo statistikë e veçon Xhakën si një nga futbollistët më të rëndësishëm dhe më konsistentë në aspektin defensiv, duke konfirmuar rolin e tij kyç në skuadër dhe ndikimin e madh në lojën e Sunderlandit.
Paraqitjet e tij po vlerësohen lart jo vetëm nga tifozët, por edhe nga opinioni sportiv ndërkombëtar./Raporto24/





