Pas deklaratës së Drenusha Latifit në Prive by Liberta Spahiu, ku ndër të tjera u shpreh se “Xheneta nuk është ndonjë faktor” dhe se ajo vetë nuk ka nevojë të shtyhet me “skandale e budallallëqe”, rrjeti nuk ka pritur gjatë për një kundërpërgjigje nga vetë Xheneta.
Në një seri Instastory-sh, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2 reagoi me tone të forta, duke vendosur theksin te fakti se suksesi i saj nuk vjen nga dramë apo skandale, por nga puna dhe përkushtimi.
“Nuk është skandal fakti që kam mendimet e mia. Nuk është skandal që ndërtoj projekte e hap dyer të reja për veten. Nuk është skandal që punoj, krijoj dhe jam on top pa pasë nevojë për drama. Skandal është që disa njerëz nuk po merren me jetën e tyre, por me timen.”
Më tej, Xheneta thekson se energjia e saj pozitive dhe suksesi pa zhurmë po bezdis dikë:
“Nëse dikujt i pengon kjo energji e pastër dhe ky sukses pa skandale – problemi nuk është tek unë. Unë vazhdoj përpara. Ju vazhdoni të shikoni.”
Por nuk mbaron me kaq. Ajo ka edhe një adresim më të drejtpërdrejtë për të gjithë ata që sipas saj pretendojnë se nuk e vëzhgojnë, por në fund të ditës e ndjekin dhe flasin për të:
“Sepse edhe ata që s’më duan, që gjoja s’më shohin, do bëjnë ndonjë koment, ndonjë meme, ndonjë status ironik, e në fund prapë do jenë duke fol për mua. Kjo është arsyeja pse jam on top, edhe kur s’du.”
Dhe për ta mbyllur me stil, Xheneta e përfundon me një notë ironie thumbuese:
“Edhe më shumë ju lutem, sepse ndryshe nuk dukeni fare që jeni ‘dikushi’.”
Përplasja e ftohtë mes ish-shoqeve të shtëpisë duket se sapo ka hyrë në një kapitull të ri. A do ketë një reagim të dytë nga Drenusha? Kohë ka boll, por për momentin… Xheneta është ajo që ka mikrofonin.
/Prive By Liberta Spahiu