No menu items!

Xheneta zbulon detaje rreth njohjes me të dashurin e ri

Xheneta Fetahu zbuloi pak ditë më parë partnerin e saj të ri përmes një fotografie të ndarë në rrjete sociale.

Për të njëjtin kishte folur edhe kur ishte në Big Brother VIP Kosova, ndërkohë që brenda nisi edhe një lidhje me Gjestin.

Pas daljes, ajo ka bërë të ditur se është ribashkuar me të dhe se ka qenë duke e përkrahur gjithë kohën.

Në programin “E diell”, finalistja e BBVK ka ndarë disa detaje me publikun në lidhje me këtë marrëdhënie.

“Dua të jem shumë e sinqertë ata person e kam njohur para Big Brother, e kam thënë edhe brenda në Big një pjesë që kam thënë se jam bërë merak për të. Para se me u fut në Big komunikimi i ynë ka mbaruar”, u shpreh ajo.

Tutje theksoi: “Gjithçka ka mbaruar, ai nuk është ndalur duke më mbështetur mua dhe ai më njeh mua shumë mirë saqë edhe pas daljes time nuk është shqetësuar asnjëherë për gjërat që unë i kam bërë brenda, njerëzit që më paragjykojnë mua. Është personi që kisha shpresuar që të gjitha femrat ta kenë afër”.

Përkundër partnerit, ajo po vazhdon të flas akoma për Gjestin dhe për situatat që kishte me të.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.