Reperi i njohur Ledri Vula feston sot ditëlindjen, dhe si zakonisht, rrjetet sociale janë mbushur me urime nga miq, familjarë e kolegë.
Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është një gjest i befasishëm nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj, e cila ka ndarë një video të papublikuar më parë me Ledrin, duke theksuar afërsinë e tyre. Ky veprim ka shtuar dyshimet për një mundësinë lidhje mes tyre, duke nxitur thashetheme që kanë qarkulluar javët e fundit.
Por, në vend të një konfirmimi për marrëdhënien e mundshme, Xhensila ka shpërndarë një trailer për klipin e këngës së tyre të dytë së bashku, një projekt që pritet me shumë interes nga publiku.
Bashkëpunimi i parë i tyre, “Ma kthe”, është shndërruar në një hit të këtij sezoni, duke krijuar më shumë kureshtje për lidhjen mes dy artistëve.
Në një kohë kur kufiri mes jetës private dhe artit është gjithnjë më i paqartë, ky veprim i Xhensilës ka ndezur diskutime. A është thjesht një lëvizje marketingu, apo ka më shumë se kaq?