No menu items!

Xhiro e 30-të në Albi Mall Superligë mbyllet sot, luhet në Gjilan dhe Drenas

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet e fundit të xhiros së 30-të.

Në program janë dy ndeshje për t’u zhvilluar dhe që të dyja luhen me fillim nga ora 15:00 në Gjilan dhe Drenas.

Gjilani dhe Dukagjini do të përballen në Gjilan, në një ndeshje shumë të rëndësishme për të dyja skuadrat.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët janë në pozitë të palakmueshme në tabelë dhe kanë nevojë të madhe për pikë për t’i ikur pjesës së poshtme të tabelës.

Dueli tjetër luhet në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas, ku Feronikeli ’74 i rënë tanimë nga liga pret Ballkanin.

Vendasit synojnë të shkaktojnë befasi, derisa Ballkani kërkon tre pikët e radhës për të vazhduar ndjekjen ndaj Dritës. /Telegrafi/

Albi Mall Superliga – Xhiro e 30-të

15:00 Gjilani – Dukagjini
15:00 Feronikeli ’74 – Ballkani

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.