No menu items!

Xhiro hapëse e stinorit pranveror në Superligë vijon sot me dy ndeshje interesante në futboll

Xhiroja hapëse e stinorit pranveror në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll do të vijojë sot me dy ndeshje interesante.

Prishtina do të mirëpresë në kryeqytet Suharekën. Bardhekaltrit pozicionohen në vend të katërt në tabelë me 27 pikë, ndërkohë suharekasit një pozitë më poshtë, e ranguar e pesta me 25 pikë.

Dueli tjetër interesant është ai mes Llapit dhe Gjilanit.

Llapi është pa fitore në plot 11 ndeshje në Superligë (6 humbje, 5 barazime), që nga fitorja 3-0 ndaj Suharekës më 27 shtator. Podujevasit ndodhen në pozitën e parafundit në tabelë, me 18 pikë të mbledhura pas 18 xhirosh.

Gjilani ndërkohë ndodhet në pozitën e 7-të me 21 pikë të mbledhura.

  1. Të dyja duelet fillojnë nga ora 12:00.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.