Reperi i njohur Don Xhoni ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e tij në TikTok.
Këtë herë nuk bëhet fjalë për këngë të reja apo sfida virale – por për të realizuar një dëshirë të dikuj të veçantë.
Në një video të postuar në TikTok, Don Xhoni shfaqet duke bërë një xhiro me gjyshen në një Lamborghini Revuelto, makinën luksoze të cilën reperi e bëri të tijën pak ditë më parë.
“Gjyshes ia realizuam dëshirën”, shkroi reperi në përshkrim, ndërsa në video dallohet entuziazmi dhe buzëqeshja e gjyshes gjatë gjithë udhëtimit.
Fansat vërshuan me komente pozitive dhe emocionale, duke vlerësuar gjestin e tij. /Prive By Liberta Spahiu