Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.
Xhuliana dhe Atdheu janë dyshja që kaluan një romancë që ky i fundit ishte pjesë e shtëpisë. Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Edoni dhe Atdheu janë rikthyer në shtëpinë e “Vëllait të Madh, derisa ardhja e tyre, i lumturoi pafund banorët.
E pas rikthimit të Atdheut, Xhuli është parë të kujdeset për shtratin që ata dikur e ndanin bashkë, teksa ia ka ndërruar çarçafët. Kjo na vuri në dyshim, nëse Xhuli dhe Atdheu do të flenë bashkë?
Por, nuk dihet ende nëse ata kanë kaluar një natë të ‘nxehtë’ bashkë. Megjithatë, më poshtë mund të shihni pamjet teksa Xhuli përgatit shtratin për këtë natë./orainfo/ Shiko fotot