No menu items!

Xhuli Nura thotë se babai i saj e kishte në klasë Azem Galicën, më pas e ndryshon deklaratën

Një debat që është hapur në spektaklin e së hënës (6 mars) në Big Brother VIP Kosova nga Vedat Bajrami po vazhdon të diskutohet akoma.

Kësaj radhe mes Mbresës, Xhulit dhe Stresit, ku konkretisht flitej për odat shqiptare

Mbresa i tha modeles nga Drenica se humoristi nuk e pranonte se ato kanë qenë patriarkale.

Foto: Screenshot/YouTube

Gjatë kësaj bisede, Xhuli më pas i tha Mbresës së në oda kanë shkuar Azemi me Shotë Galicën.

“Babi në klasë e ka pasur burrin e Shotës, Azemin. Kështu që tregojnë pak për situatat si kanë rënë në betejë etj. Babai im është 64 vjeç, tregon për historinë e Shotës dhe Azemit që kanë luftuar, babi nuk ka qenë në klasë me të, nuk janë gjeneratë e njëjtë, por ka treguar ngjarje”, tha ajo.

“Babai i tregon se i di këto gjëra se me lagje nuk jemi larg njëra-tjetrës”, vazhdoi më tej modelja.

Siç edhe shihet në video, deklarata e Xhulit u ndërrua vetëm pak sekonda më pas. /Telegrafi/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.