No menu items!

Xhuli Nura: Veç një herë në jetë kam qenë e dashuruar

Modelja e njohur shqiptare, Xhuli Nura, ka qenë e ftuar këtë javë në njërën nga kronikat e emisionit “Prive”.

Ajo i është përgjigjur 50 pyetjeve që lidhen me jetën e saj private dhe profesionale, ku sigurisht nuk kanë munguar edhe pyetjet rreth jetës private.

Njëra ndër to kishte të bënte me dashurinë, ku bukuroshja nga Drenica u pyet se sa herë në jetë ka qenë e dashuruar.

Ajo u tregua e sinqertë duke thënë: “Vetëm një herë në kam qenë e dashuruar dhe e kam treguar këtë, dhe shpresoj të dashurohem përsëri”.

Xhuli nuk la të kuptohet se për kë bëhet fjalë, megjithatë gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova, ajo krijoi një lidhje të shkurtër me influencuesin nga Gjakova, Atdhe Xharavina

Bukuroshja Nura u shqua si një nga konkurrentet më të forta të BBVK 1, ku arriti deri në finalen e madhe – në të cilën përfundoi e treta në rezultatin final. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.