Xhuliana Nura dhe Andi Artani ishin nga kundërshtarët më të zëshëm brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova.
’Armiqësia’’ e tyre ka vazhduar edhe jashtë dhe gjërat nuk qenkan qetësuar edhe tani pas thuajse 1 viti.
Xhuli së fundmi ka publikuar një video në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku tregon se imazhet e saj kanë dalë në njërin nga ekranet gjigande të Times Square, në New York.
Sigurisht që kundërshtari i saj i kahershëm, Andi Artani, kishte diçka për të shtuar mbi këtë pjesë.
Ai publikoi një fotografi në InstaStory duke shpjeguar mënyrën se si gjithkush ka mundësinë ta vendosë veten në ato ekrane për 15 sekonda. E këtë postim e përmbylli me një emoji të palaqos.