Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, dje (e martë) e zgjati kontratën e tij me klubin deri në vitin 2031. Megjithatë, ai vendosi ta shtyjë seancën zyrtare fotografike për të shënuar nënshkrimin e kontratës sepse gjyshja e tij, Fatima, nuk mundi të merrte pjesë në ceremoni.
Yamal këmbënguli që ky moment i rëndësishëm të festohej në prani të të gjithë familjes, veçanërisht të gjyshes së tij, e cila është shumë e rëndësishme për të.
Ceremonia është planifikuar tani për 13 korrik 2025, kur Yamal do të festojë ditëlindjen e 18-të.
Kjo është një rritje drastike krahasuar me 1.6 milionë eurot që 17-vjeçari ka marrë deri më tani me kontratën e mëparshme.
Me këtë kontratë, Yamal bëhet lojtari i tretë më i paguar në ekip pas Frenkie de Jong (23 milionë euro) dhe Robert Lewandowski (25 milionë euro).
Kontrata përmban një klauzolë lirimi prej një miliard eurosh, gjë që tregon qartë se sa shumë e vlerëson Barcelona yllin e saj të ri