No menu items!

Ylber Ramadani e pranon se Gjeorgjia e kishte përgatitur ndeshjen më mirë

Ylber Ramadani vlerëson se Shqipëria nuk e kishte natën e saj në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë.

Gjeorgjianët fituan 1-0 ndaj Shqipërisë në Tiranë.

Sot ishte ndeshje shumë e vështirë. Na vunë në vështirësi me kompaktësinë në mbrojtje. Ishin pesë në mbrojtje e tre në mesfushë”, deklaroi Ramadani.

“Hoxha e kalonte një me driblim, por menjëherë i vinte tjetri”.

“Gjeorgjia është shumë e fortë, por edhe ne jemi skuadër e fortë. Sot nuk e kishim ditën, pasi jemi në nivel të njëjtë”.

“Gjeorgjianët e kanë përgatitur ndeshjen shumë mirë që me kundërsulme të vinin te porta”.

“E shfrytëzuan këtë dhe më pas kishim vështirësi që t’i thyenim prapa”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.