No menu items!

Ylli i Barcelonës dhe premtimi i babait: Si e mori emrin

Në fushë shpërthen me shpejtësinë dhe teknikën e një lojtari të lindur për të mahnitur botën. Lamine Yamal, talenti 17-vjeçar i Barcelonës dhe përfaqësues i Spanjës, vazhdon të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme.

Ndeshja e fundit ndaj Interit në Ligën e Kampionëve (3-3), ku ishte protagonist absolut, vetëm sa i ka forcuar bindjet se ky djalosh është kandidat serioz për Topin e Artë, edhe pse ende nuk ka mbushur 18 vjeç.

Por përtej golave, asisteve dhe krahasimeve me legjenda si Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, Lamine Yamal ka një histori në vete.

Emri i plotë i tij është Lamine Yamal Nasraoui Ebana.

Nasraoui” është mbiemri i babait, ndërsa “Ebana”, i nënës. Por ajo që bie në sy, është emri që ai mban në fanellë dhe që po njihet, Lamine Yamal.

Sipas gazetës spanjolle, ky nuk është një emër që i është trashëguar nga familja, por një premtim i mbajtur.

Në një kohë të vështirë, babait të Yamal, dy burra i ndihmuan të paguante qiranë. Me këtë rast babi i Yamal premtoi se nëse një ditë do të kishte një djalë, do t’ia vendoste emrin, Lamine dhe Yamal, si shenjë falënderim për dy burrat.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.