Visar Ymeri është nga të rrallët që ka pasur rastin që kryeministrin Albin Kurti ta ketë shef dhe vartës për një mandat në VV. Si askush tjetër ai e njeh logjiken e funksionimit të Kurtit, prandaj kritikat e tij ndaj shefit të qeverisë çdoherë zgjojnë interesim për publikun.
Edhe mbrëmë ai në mënyrë të argumentuar ka komentuar deklarimet e kryeministrit, të cilat i ka dhënë gjatë intervistës në “Debat Plus”.
Në debatin me analistë, pas intervistës së kryeministrit, Yemeri ka kritikuar ashpër kryeministrin për procesin e dialogut me Serbinë dhe për qeverisjen në këto dy vite.
Ai ka vlerësuar se paraqitjet e të parit të qeverisë ngjasonin më atë të një njeriu që ka ngritur flamurin e bardh.
“Kurti e di se në raport me dialogun me Serbinë është i dorëzuar. S’po them që është keq as në raport me Kosovën, as në raport me rolin si kryeministër, por i dorëzuar nga modeli i politikanit që ky e ka prezantuar vetën apo që ka pasur dëshirë me ndjek. Kurti edhe sot në njëfarë mënyre e tha, në fakt nuk është më vetëm që i ka ndryshuar qëndrimet për secilën çështje, por Kurti e ka ndryshuar edhe qëndrimin për veten si politikan. Tash nuk po thotë që jam dita krahas natës, qysh e ka bo krahasimin përpara. Tash po thotë që jam vetëm pak më i mirë se tjerët”, është shprehur Ymeri, duke shtuar se tashmë ai është bërë si politikanët tjerë.
“Ama këtu je në regjistrin e politikanëve tjerë. Tash kryeministrat e së kaluarës asnjë s`kanë qenë të njëjtë, do kanë qenë më të mirë në gjera tjera, e do në disa gjera tjera. Secili prej tyre i ka do të mira dhe të këqija. Dhe Kurti sot veçanërisht e shtini veten në këtë regjistër të politikanëve. Po thoshte se shumë zyrtarë përpara kanë qenë të korruptuar, tash janë disa. Po thotë se jam pak më i mirë, po veç nuk je cilësisht më i mirë”, ka thënë Ymeri.
Ai ka bërë me dije se këto ndryshime tregojnë se Kurti më nuk është kryeministër i shpresës, siç e ka parë veten dikur.
“Ky dallimi thelbësor që e vërejta sot, edhe në raport me marrëveshjen me Serbinë, por edhe në raport me qeverisjen është se Kurti më nuk është kryeministri i shpresës. Çka është edhe me keq, ky as veten s’e sheh më si kryeministër i shpresës. Kurti nuk tregoi fare për asnjë aspekt transofrmativ e vizionar për Kosovën, krejt çfarë tregoi ishte se ky po mundohet të qeverisë pak më mirë, diku po e arrin, diku është koha e shkurtër e diku mbase është dorëzuar”, ka vlerësuar Ymeri.
Kurti çaloi edhe në ekonomi
Ish-kryetari i VV-së, Visar Ymeri, ka hedhur poshtë edhe argumentet e kryeministrit në lidhje me zhvillimin ekonomik.
Ai ka vlerësuar se shifrat qeveritare për këtë fushë nuk qëndrojnë.
“Këto shifrat që i përmendi për zhvillimin e ekonomik, përveç që nuk janë të vërteta janë nga pak edhe naive me e portretizu kështu zhvillimin ekonomik. Pra, janë mosnjohje e thellë i ekonomisë dhe realiteti ekonomik. Dhe këto nuk është që nuk i di Kurti. Ai po do tash në publik me paraqit një diçka që edhe ai e di që nuk është ashtu”, është shprehur Ymeri.
Sipas tij, as pretendimi se janë rritur investimet e jashtme direkte nuk janë të sakta
Nëse e shikon strukturën e ekonomisë, edhe në raport me deficiti tregtar edhe në raport me atë se ku dhe çka është investuar gjatë këtyre viteve sa ka qeverisur ai në Kosovë nuk është se ka ndryshuar shumë. Sonte nuk e përmendi, por e ka përmend shpesh kryeministri rritjen e investimeve të huaja direkte, por ai nuk tregon se shumica janë patundshmëri, që është njëjtë siç ka qenë përpara. Tash vëllimi mund të jetë më i madh, sepse çmimet mund të jenë më të larta. Nëse përshmebull përpara janë blerë 100 banesa në Prishtinë dhe nëpër qytete tjera të Kosovës, po e zëmë se ato kanë kushtuar 100 milionë euro, sot ato kushtojnë 200 milionë”, ka treguar Ymeri.
Ai ka komentuar edhe një frazë tjetër të Kurit në këtë intervistë.
“Çka me bani përshtypje është kur tha se përpara ka qenë shtet i pronarëve dhe tash është shtet i taksapaguesve. Tha se tash njerëzit po besojnë më shumë dhe po paguajnë tatime më shumë. Ku po e mbledh tatimin kryeministër? Shteti i Kosovës ku e ka burimin më të madh të tatimeve? Është tatimi në vlerë të shtuar. Kush e paguan tatimin në vlerë të shtuar? Konsumatori në fund. Kush po paguan më shumë tatime? Qytetarët. Pra, atyre po iu bëhen produktet me shtrenjtë edhe për shkak të tatimit ne vlerë të shtuar. Kjo nuk është në dobi të qytetarëve”, ka treguar Ymeri.
Skemat sociale nuk janë të planifikuar mirë
POLITIKËSPORTKULTURËOPINIONGLOBALESOCIALEDREJTËSIPODCASTVIDEO
NACIONALEPOLITIKË
Ymeri e “demolon” Kurtin: Është dorëzuar, nuk e sheh më veten si kryeministër të shpresës
52 MINUTA MË PARË
nga NACIONALE
Visar Ymeri është nga të rrallët që ka pasur rastin që kryeministrin Albin Kurti ta ketë shef dhe vartës për një mandat në VV. Si askush tjetër ai e njeh logjiken e funksionimit të Kurtit, prandaj kritikat e tij ndaj shefit të qeverisë çdoherë zgjojnë interesim për publikun.
Edhe mbrëmë ai në mënyrë të argumentuar ka komentuar deklarimet e kryeministrit, të cilat i ka dhënë gjatë intervistës në “Debat Plus”.
Në debatin me analistë, pas intervistës së kryeministrit, Yemeri ka kritikuar ashpër kryeministrin për procesin e dialogut me Serbinë dhe për qeverisjen në këto dy vite.
Ai ka vlerësuar se paraqitjet e të parit të qeverisë ngjasonin më atë të një njeriu që ka ngritur flamurin e bardh.
“Kurti e di se në raport me dialogun me Serbinë është i dorëzuar. S’po them që është keq as në raport me Kosovën, as në raport me rolin si kryeministër, por i dorëzuar nga modeli i politikanit që ky e ka prezantuar vetën apo që ka pasur dëshirë me ndjek. Kurti edhe sot në njëfarë mënyre e tha, në fakt nuk është më vetëm që i ka ndryshuar qëndrimet për secilën çështje, por Kurti e ka ndryshuar edhe qëndrimin për veten si politikan. Tash nuk po thotë që jam dita krahas natës, qysh e ka bo krahasimin përpara. Tash po thotë që jam vetëm pak më i mirë se tjerët”, është shprehur Ymeri, duke shtuar se tashmë ai është bërë si politikanët tjerë.
“Ama këtu je në regjistrin e politikanëve tjerë. Tash kryeministrat e së kaluarës asnjë s`kanë qenë të njëjtë, do kanë qenë më të mirë në gjera tjera, e do në disa gjera tjera. Secili prej tyre i ka do të mira dhe të këqija. Dhe Kurti sot veçanërisht e shtini veten në këtë regjistër të politikanëve. Po thoshte se shumë zyrtarë përpara kanë qenë të korruptuar, tash janë disa. Po thotë se jam pak më i mirë, po veç nuk je cilësisht më i mirë”, ka thënë Ymeri.
Qeveria Kurti II / Nervozë, përqeshje, siklet e pasiguri: Kurti gati ‘i dhunshëm’ në intervistën e sontme
Ai ka bërë me dije se këto ndryshime tregojnë se Kurti më nuk është kryeministër i shpresës, siç e ka parë veten dikur.
“Ky dallimi thelbësor që e vërejta sot, edhe në raport me marrëveshjen me Serbinë, por edhe në raport me qeverisjen është se Kurti më nuk është kryeministri i shpresës. Çka është edhe me keq, ky as veten s’e sheh më si kryeministër i shpresës. Kurti nuk tregoi fare për asnjë aspekt transofrmativ e vizionar për Kosovën, krejt çfarë tregoi ishte se ky po mundohet të qeverisë pak më mirë, diku po e arrin, diku është koha e shkurtër e diku mbase është dorëzuar”, ka vlerësuar Ymeri.
Kurti çaloi edhe në ekonomi
Ish-kryetari i VV-së, Visar Ymeri, ka hedhur poshtë edhe argumentet e kryeministrit në lidhje me zhvillimin ekonomik.
Ai ka vlerësuar se shifrat qeveritare për këtë fushë nuk qëndrojnë.
“Këto shifrat që i përmendi për zhvillimin e ekonomik, përveç që nuk janë të vërteta janë nga pak edhe naive me e portretizu kështu zhvillimin ekonomik. Pra, janë mosnjohje e thellë i ekonomisë dhe realiteti ekonomik. Dhe këto nuk është që nuk i di Kurti. Ai po do tash në publik me paraqit një diçka që edhe ai e di që nuk është ashtu”, është shprehur Ymeri.
Sipas tij, as pretendimi se janë rritur investimet e jashtme direkte nuk janë të sakta.
Instant / Kurti në intervistë: S’ka Zajednicë, ekziston një ekip për draftimin e statutit të Asociacionit
“Nëse e shikon strukturën e ekonomisë, edhe në raport me deficiti tregtar edhe në raport me atë se ku dhe çka është investuar gjatë këtyre viteve sa ka qeverisur ai në Kosovë nuk është se ka ndryshuar shumë. Sonte nuk e përmendi, por e ka përmend shpesh kryeministri rritjen e investimeve të huaja direkte, por ai nuk tregon se shumica janë patundshmëri, që është njëjtë siç ka qenë përpara. Tash vëllimi mund të jetë më i madh, sepse çmimet mund të jenë më të larta. Nëse përshmebull përpara janë blerë 100 banesa në Prishtinë dhe nëpër qytete tjera të Kosovës, po e zëmë se ato kanë kushtuar 100 milionë euro, sot ato kushtojnë 200 milionë”, ka treguar Ymeri.
Ai ka komentuar edhe një frazë tjetër të Kurit në këtë intervistë.
“Çka me bani përshtypje është kur tha se përpara ka qenë shtet i pronarëve dhe tash është shtet i taksapaguesve. Tha se tash njerëzit po besojnë më shumë dhe po paguajnë tatime më shumë. Ku po e mbledh tatimin kryeministër? Shteti i Kosovës ku e ka burimin më të madh të tatimeve? Është tatimi në vlerë të shtuar. Kush e paguan tatimin në vlerë të shtuar? Konsumatori në fund. Kush po paguan më shumë tatime? Qytetarët. Pra, atyre po iu bëhen produktet me shtrenjtë edhe për shkak të tatimit ne vlerë të shtuar. Kjo nuk është në dobi të qytetarëve”, ka treguar Ymeri.
Skemat sociale nuk janë të planifikuar mirë
Ymeri ka kritikuar edhe skemat sociale të Qeverisë Kurti. Sipas tij, ato nuk janë të planifikuar mirë.
“Kurti nuk po e përmend që shumica e transfereve që i ka shtuar ky si skema sociale nuk janë të mirë menduar dhe nuk janë të planifikuara në mënyrë afatgjate. Më shumë janë reagime karshi krizës me të cilat po përballemi. Kur thua se unë po reagoj ndaj krizës së inflacionit, ti duhesh me e përmend se ata të tjerët nuk kanë reagua sepse nuk kanë pasur qeso krizash. Pastaj, tha 340 mijë fëmijë marrin shtesa për fëmijë. Sa janë shtesa për fëmijë? 10 euro. Për një fëmijë të vogël vetëm me ia ble produktet e domosdoshme për jetë sa kushtojnë? Secili prej tyre kushton më shumë se 10 euro në muaj”, është shprehur Ymeri.
Ndryshimi i Kurtit përball Serbisë
Ndër të tjera, Ymeri ka folur edhe për ndryshimin e kryeministrit Kurtit në procesin e dialogut me Serbinë.
Sipas tij, ky ndryshim është i çuditshëm dhe shqetësues.
“Insistimi i kryeministri me thanë se nuk kam ndërruar kur qartazi po shihet se ka ndërruar, dhe prapë po them se ndryshimi nuk është i keq, për mua është edhe i çuditshëm edhe ka pak shqetësues. Është shqetësues, sepse një kryeministër i cili thotë se kur kom qenë kundër Asociacionit ose Zajednicës dhe tash kur e pranoj atë në të dyja rastet e kam mirë, kjo i bije se çka do që bëj unë e kom mirë”, ka vlerësuar Ymeri.
Më tej, ai ka komentuar vlerësimet e Kurtit për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili e ka rrëzuar Ligjin për KPK-në.
“Gjykata Kushtetuese ka thënë se me këtë keni ndërhyrë në pavarësinë e pushteteve dhe kjo nuk është shkelje e vogël. Dmth. shkelja e pavarësis së institucioneve është cenim i drejtpërdrejt edhe i integritetit institucional e edhe i demokracisë në vend. Nuk mundesh me dalë me thanë për ditë nëpër medie se ne jemi vendi më demokratik, nëse nxihesh me presh për dore duke tentuar me e shkel pavarësinë e institucioneve. Kjo nuk është demokratike”, ka vlerësuar ai.
Sipas tij, tentimet e Kurtit për të minimizuar shkeljen e Kushtetutës nga Ministria e Drejtësisë janë shqetësuese.
“E pashë që kryeministri Kurti u mundojke me e minimizu këtë, duke thënë se në rregull në mendojmë se ky është ligj i mirë, tash po tentojmë një ligj tjetër. Qysh ti po mendon se është një ligj i mirë, ai që e ka shkel pavarësinë e institucioneve? Nëse këtij ti i thua ligj i mirë, ti nuk po dishe se çka është demokracia. Përveç nëse demokracia është çka do që ti mendon që është demokraci. pra, ky është problemi që unë kam me kryeministrin Kurti në paraqitjet e tij, jo në veprime. Sepse ky insiston me e bind një popull të terë se atë çka e them unë dhe qysh unë i quaj gjerat, ajo është e vërteta e vetme. Nuk ka rëndësi qysh gjerat janë, ka rendësi qysh po të them unë me i këqyr”, ka thënë Ymeri.