Ymeri: Kosova nuk duhet t’i nënshtrohet Albin Kurtit, i cili është kundër gazit amerikan

Janina Ymeri, kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në EURO n’T7 ka folur edhe për refuzimin e vazhdueshëm të projektit të gazit amerikan nga ana e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Sipas saj, as Kurti dhe as ministrja Artane Rizvanolli nuk japin arsyetime pse po e refuzojnë projektin e gazit amerikan, edhe pas thirrjes së fundit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

“Këta as vetë nuk janë duke ditur se çka janë duke i thënë jo e çka po. Gjithashtu, edhe arsyetimet nuk kanë sens. Thonë se do ta bëjnë projektin e gazifikimit, ndërkohë që nuk ka as studim të fizibilitetit për gazifikimin e thëngjillit nga Kosova, e aq më pak kur edhe nxjerrja e thëngjillit është problem dhe në raportet zyrtare flitet për rënie të sasisë së nxjerrë të thëngjillit. Pra, ose është koincidencë e papërshkrueshme, ose është i qëllimshëm refuzimi i gazit amerikan, edhe si shqyrtim, edhe si projekt tash”, ka thënë Ymeri.

Në anën tjetër, Janina Ymeri i ka bërë thirrje Ambasadës Amerikane në Prishtinë që për këtë projekt të mos flasë vetëm me disa persona që kanë pozita dhe të cilët nuk janë kredibilë, sepse kanë hyrë në grupe të WhatsApp-it për tendera, por që ky debat tepër i rëndësishëm për ekonominë dhe sigurinë e vendit të zhvendoset në një debat parlamentar, për të mos i lënë vend propagandës, pasi gazi për të cilin po flasim nuk është rus, por amerikan.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU