No menu items!

Zana Avdiu deputetes së PDK-së: Mos tentoni të merrni vota nga liderët në Hagë si LDK-ja nga Rugova

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë në “Pressing” të T7, se kjo parti politike ka pasur të vështirë faktin që liderët e saj përballen me Gjykatën Speciale.

Përkundër kësaj, ajo ka thënë se PDK-ja ka arritur që të riorganizohet e t’i fitojë zgjedhjet lokale.

Por aktivistja Zana Avdiu i ka thënë asaj se “është gabim të vareni nga disa liderë”.

“Mos tentoni të merrni vota nga liderët në Hagë si LDK-ja nga Rugova”.

Kjo është fatketqësia kur e lidh qenien e saj vetëm me disa liderë, kjo është shumë e gabuar”, ka thënë Avdiu.

Më pas Deliu i ka thënë Avdiut se po flet për një proces që e kaluar PDK-ja pas vitit 2020.

”PDK-ja ka lidership të jashtëzakonshëm, ka njerëz me integritet, personalitete të larta që kanë dhënë kontribut në të gjitha fazat, para luftës, në luftë e pas luftës”.

“Pse e përmendi faktin e adresimit që liderët tanë janë në Hagë, e përmenda sepse shkuarja e tyre nuk ka qenë e lehtë që ta organizojmë strukturën tonë, megjithatë ne kemi dalë në lidershipin e Memli Krasniqit që t’i fitojmë zgjedhjet lokale në 10 komuna”, ka thënë Deliu. /Gazeta Express

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.