No menu items!

“Zbardhen dosjet”/ Ish-agjenti i SHIK-ut kërkon publikimin e 300 dosjeve të vrasjeve në Kosovë që u “zhdukën” në Polici

300 dosje të vrasjeve në Kosovë, janë vjedhur nga Dhoma e Dëshimve në Policinë e Kosovës.

Kështu thotë ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, i cili kërkon publikimin e tyre.

Miftari përmes një postimi në facbook, thotë se qëllimi i kompromitimit të Gjykatës Speciale me dosje të BIA-së, UNMIK-ut, EULEX-it dhe SHIK-ut, do t’i kushtojnë shumë shtrenjt Kosovës.

Miftari thotë se vjedhja e Dhomës së Dëshmive dhe tentimi i manipulimit të Specialës, kanë autor të njëjtë.

“Qëllimi i kompromitimit të GJS të Kosovës në Hagë me dosjet e BIA- së dhe Unmikut e Eulexi-t dhe ShIK- ut dhe prokurorise së Prontos… që ilegalisht disa përfunduan kinse në OVL-në e Hashim Thaçit e Kadri Veselit kushtojnë shtrejt, interesant organizatori i postës “reve e rrufeve” vdiq para dy, tre mujve në menyre të mistershme duke mos i sjell akoma në publik CD-të e famshme!”, shkruan Miftari.

“Por, a do të dalin najherë 300 dosjet e vrasjeve në Kosovë të vjedhura nga dhoma e dëshmive në objektin e policisë së Kosoves pasi 46 kilogram të Herohines (drogë e rëndë) të vjedhur kanë përfunduar qysh moti në tregun e nëntokës në Gjermani dhe Zvicër!”, shkruan tutje ai.

“Vjedhja e dhomës së dëshmive dhe tentimi i manipulimit, etikitimit, devalvimit të GJS të Kosovës me dosje kinse të Hagut (Vukçeviçit) janë të njëjtit autor vin nga e njëjta organizatë kriminale nga e njëjta mafi e klan politik!!”, përfundon Naim Miftari.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.