No menu items!

Zbardhen emrat e të arrestuarve në aksionin antidrogë – këta janë pesë të dyshuarit nga Prishtina dhe Peja

Pas aksionit të koordinuar të antidrogës në disa qytete të Kosovës, Gazeta Sinjali ka siguruar emrat e pesë personave të arrestuar, që dyshohet se janë të përfshirë në rrjet të organizuar për tregti të substancave narkotike.

Në Prishtinë, burimet tona konfirmojnë se janë arrestuar: Lorik Tigani dhe Onur Vizdik.

Të dy janë emra të njohur për Policinë dhe Prokurorinë, pasi ndaj tyre vazhdojnë hetime edhe në një rast tjetër që lidhet me drogë të ardhur nga Turqia. Ata janë arrestuar në orët e para të mëngjesit gjatë bastisjeve në banesat e tyre, por nuk është gjetur ndonjë sasi narkotikësh apo provë e drejtpërdrejtë.

Në Pejë, ndërkaq, janë ndaluar: Blerim Sharapolli, Kenan Brovina dhe Abedin Gjakova.

Edhe këta tre persona janë të njohur për hetuesit si të dyshuar të mëparshëm në raste të ngjashme me trafikim të drogës.

Bastisjet në këtë komunë janë realizuar me mbështetjen e Forcave Speciale, ndërsa janë sekuestruar pajisje elektronike dhe dokumentacion i dyshuar

Hetimet janë zhvilluar për muaj të tërë, të bazuara në komunikime të përgjuara përmes aplikacionit “Sky ECC”, dhe janë shtrirë sot në Prishtinë, Pejë, Suharekë dhe Viti.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.