No menu items!

Zbulohen identitetet e serbëve të arrestuar në Gjakovë – s’janë pelegrinë

Katër serbë u arrestuan të shtunën në Gjakovë, për të cilët Qeveria njoftoi se një prej tyre ishte toger i policisë së Serbisë dhe tjetri kapiten i ushtrisë së këtij vendi.

Të arrestuarit nuk janë pelegrinë, siç u raportua në media. Paparaci përmes burimeve të veta mëson se të njëjtit dyshohet se janë infiltruar si të tillë.

Paparaci ka siguruar edhe identitetet e tyre. Bëhet fjalë për Branko Rakic me vendbanim në Mitrovicë, Nemanja Vamokic me vendbanim në Novi Sad, Pavle Kragovic ne vendbanim në Beograd dhe Milovan Stevic me vendbanim në Mitrovicë.

Këshilli i Sigurisë i Kosovës mbajti sot një mbledhje, e kërkuar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Sipas njoftimit për media, mbledhja u thirr për shkak të ndërhyrjeve kriminale nga ana e Serbisë.

Sipas njoftimit për media kërkesa për këtë mbledhje erdhi si rezultat i ndërhyrjeve kriminale nga ana e Serbisë.

Shtojmë edhe arrestimin e mbrëmshëm të katër ‘pelegrinëve’ serbë në Gjakovë – nga të cilët njëri ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë, dhe krejt çfarë u është konfiskuar atyre”, thuhet mes tjerash, derisa nga ky takim tashmë kërkohet që të gjitha institucionet dhe mekanizmat e shtetit ta mbajnë lart vëmendjen dhe gatishmërinë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, është njoftuar për arrestimin e katër personave në Gjakovë.

Gjatë kontrollit të një veture me targa serbe, policia gjeti dhe sekuestroi dy thika dhe një sëpatë. Rasti u klasifikua si armëmbajtje pa leje.

“Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë / 05.04.2025 – 18:30. Katër të dyshuar meshkuj janë arrestuar për shkak se gjatë kontrollit në bagazhin e veturës së tyre me targa të Serbisë janë gjetur dhe sekuestruar dy thika dhe një sëpatë. Të dyshuarit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje’’.

Në këtë mbledhje, anëtarët e Këshillit të Sigurisë të Kosovës theksuan se ndërhyrjet e Serbisë janë shtuar se po tentohet të shkaktohen tensione etnike dhe ndërpartiake në Kosovë, me qëllim destabilizimin e vendit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.