No menu items!

Zbulohen pagat e lojtarëve dhe trajnerëve në Premier Ligë, Haaland dhe Guardiola kryesojnë listën

Janë zbuluar se cilët lojtarë dhe menaxherë marrin më shumë para në shtëpi çdo javë, ka shkruar Gazeta franceze L’Equipe.

Në krye të listës për nga lojtarët është Erling Haaland, i cili luan në Manchester City, dhe zgjatja e kontratës së tij më Cityn në fillim të vitit 2025 e ka bërë atë lojtarin më të paguar në Ligën Premier, i cili fiton 2.57 milionë euro në muaj apo 30 milionë në vit.

Pas tij radhitet, Kevin De Bruyne, i cili fiton 2.06 milionë euro apo rreth 25 milionë euro në vit, e që po ashtu edhe ky është në skuadrën e Manchester City.

Më pas janë Casemiro (Manchester United) dhe Mohamed Salah (Liverpool), të dy me fitime prej 1.88 milionë euro në muaj apo 22.5 milionë euro në vit.

Dyshja angleze, Marcus Rashford (Aston Villa) dhe Raheem Sterling (Arsenal) plotësojnë pesëshen e parë me 1.67 milionë në muaj apo 20 milionë euro në vit secili.

Ndërsa sa i përket menaxherëve, Pep Guardiola i Manchester Cityt kryeson listën me 1.98 milionë euro në muaj apo rreth 24 milionë euro në vit.

Pas tij vjen Mikel Arteta (Arsenal), i cili fiton 1.48 milionë euro në muaj apo rreth 18 milionë euro në vit dhe David Moyes (Everton) me 1.23 milionë euro në muaj apo rreth 15 milionë euro në vit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.