No menu items!

Zbulohen prapaskenat, Real Madridi do të tentojë transferimin e Mbappes në ditën e fundit të afatit kalimtar

 

Kylian Mbappe është dëshira më e madhe e Real Madridit për afatin kalimtar veror. 

Los Blancos deri më tani kanë transferuar vetëm David Alaban me parametra zero, por sa i përket shpenzimeve ende nuk kanë shpenzuar as një milionë për transferime.Gjiganti spanjoll po bëhet gati për transferimin bombastik në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, për të marrë Kylian Mbappen.

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta spanjolle ‘AS’, e cila raporton se lëvizja e fundit e Real Madridit për të marrë shërbimet e Mbappes do të jetë më 30 gusht, në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Los Blancos janë gati të ofrojnë një shumë rreth 150 milionë euro që thuhet se nuk mund të refuzohet nga Paris Saint Germain.

Mbappe është futur në vitin e fundit të kontratës me parisienët dhe drejtuesit e klubit nuk duan që ai verën e vitit të ardhshëm të largohet pa para.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.