Zbulohen shumat që fituan Joshua dhe Prenga pas duelit në Arabinë Saudite

Janë zbuluar shumat që Anthony Joshua dhe Kristian Prenga kanë përfituar nga dueli i zhvilluar në Arabinë Saudite.

Sipas mediave të specializuara të boksit, Prenga ka fituar rreth 1.17 milionë euro, ndërsa Joshua ka arkëtuar 4.68 milionë euro.

Edhe pse u mposht me nokaut në raundin e dytë, paraqitja e Prengës, i cili e rrëzoi Joshuan dy herë në raundin e parë, pritet t’i hapë rrugën dueleve edhe më të mëdha në të ardhmen.

Përveç pagesës së garantuar, të dy boksierët do të përfitojnë edhe të ardhura shtesë nga përqindja e shitjes së transmetimit të meçit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU