No menu items!

Zbulohet kuptimi i vërtetë i emrit artistik të The Weeknd

Historia pas emrit artistik të The Weeknd ka qenë gjithmonë një burim kurioziteti për fansat. Së fundmi, një diskutim në Reddit e ka risjellë këtë temë në vëmendje, shkruan Raporto24.

Abel Tesfaye, sot një nga artistët më të famshëm në botë, fillimisht e kishte menduar “The Weeknd” si titullin e albumit të tij debutues, House of Balloons. Në një intervistë, ai ka treguar se në moshën 17-vjeçare braktisi shkollën dhe u largua nga shtëpia gjatë një fundjave, por nuk u kthye më. Ky moment ishte aq i rëndësishëm për të, saqë vendosi ta reflektojë në identitetin e tij artistik.

Megjithatë, emri që kishte zgjedhur fillimisht nuk ishte i lirë – në Kanada ekzistonte tashmë një grup me emrin “The Weekend”. Për të shmangur problemet me të drejtat e autorit, ai vendosi të ndryshonte shkronjat duke hequr një “e”. “Më dukej një emër i bukur dhe cool,” ka shpjeguar ai.

Ky detaj e ka bërë historinë e tij edhe më unike dhe emrin “The Weeknd” një simbol të një fillimi të ri, që vazhdon të frymëzojë fansat e tij në mbarë botën.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU