No menu items!

Zbulohet kush është 43-vjeçari që vodhi në ‘Viva Fresh’ në Ferizaj, dyshohet edhe për vjedhje të tjera

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese. Marketet shumë shpesh janë cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje. Një ndër hajnat që dyshohet për disa vjedhje tashmë ka rënë në prangat e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Mustafë Ibrahimin, i cili është identifikuar pasi Policia kishin nisur hetimet për një rast të vjedhjes, që kishte ndodhur në lokalin “Viva Fresh” në Ferizaj.

I dyshuari, 43-vjeçar po dyshohet për së paku dy raste të vjedhjeve që kanë ndodhur në periudha të ndryshme, por që i njëjti kishte arritur ta shijojë lirinë duke qëndruar në arrati.

Pasi Policia e zbuloi të dyshuarin, 43-vjeçari u arrestua dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me veprën me të cilën ngarkohet.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhër për ndalim policor, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren brenda afatit ligjor.

Kujtojmë se në pikat e Viva Fresh shumë shpesh ka pasur raste të tilla, të vjedhjeve dhe grabitjeve.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.