No menu items!

Zbulohet një fabrikë armësh në veri, policia bastis tri lokacione, një i arrestuar (Pamje)

Një punishte ilegale armësh është zbuluar gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, i zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë dhe me urdhër të gjykatës kompetente,

Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet janë kryer në tri lokacione të ndryshme, ndërsa në njërin prej tyre janë gjetur dhe sekuestruar një sasi armatimi, pjesë të ndryshme të armëve si dhe makineri që dyshohet se përdorej për ndërhyrje dhe modifikim të armëve.

Gjatë operacionit është arrestuar një person i dyshuar, i cili më pas është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj tij rëndojnë dyshime për veprat penale:

“Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi apo shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.

Hetimet janë në vijim, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë mbi origjinën apo destinacionin e mundshëm të armëve./IndeksOnline/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.