No menu items!

Zbulohet shuma për të cilën Trump e shiti hotelin në Washington

Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, po ballafaqohet me një krizë ekonomike, pasi ka filluar t’i shet pronat, e i pari doli për shitje është hoteli në Washington.

Gjatë mandatit të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ky hotel u hap në shtator të vitit 2016, duke pësuar humbje prej 70 milionë dollarëve.

Ky objekt gjigant ka 263 dhoma dhe gjendet në qendër të kryeqytetit amerikan. Ai është ofruar në treg për 375 milionë dollarë, transmeton Telegrafi

Në të ardhmen hoteli “Trump International” do të quhet “Voldorf Astoria” dhe atë do ta menaxhoj Hitlon Group.

Siç raporton BBC, gjatë hetimit të Kongresit gjatë muajit të kaluar, është konstatuar që ky hotel që Trump e kishte hapur në shtator të vitit 2016, gjatë qëndrimit të tij katërvjeçar në Shtëpinë e Bardhë, ka pësuar humbje prej 70 milionë dollarëve.

Gjatë asaj periudhe atë e kanë vizituar zyrtarë të lartë të partisë së Republikanëve.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.