Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë fjalës së tij në Samitin e Komunitetit Politik Europian që po mbahet në Tiranë, akuzoi homologun rus, Vladimir Putin, për mungesë vullneti dhe guximi për të dialoguar për paqen.
“Këtë javë do të ndërmerrnin disa hapa të rëndësishëm për të mbyllur luftën në rast se Putin nuk do të kishte pasur frikë të vinte në Turqi”
Ai theksoi se Moska po shmang mundësitë reale për t’i dhënë fund luftës në mënyrë të drejtë dhe të qëndrueshme.
“Unë isha dje në Ankara dhe u prita nga Erdogan dhe isha i gatshëm për një takim të drejtpërdrejtë me Putinin qoftë në Ankara apo në Stamboll, jo thjesht për një takim por për të zgjidhur çështjet e rëndësishme, por ai nuk ra dakord për asgjë. Putini shihej qartë që delegacioni ishte i një niveli të ulët dhe askush prej tyre nuk mund të merrnin vendime në Rusisë. Përparësia jonë është që të ketë një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar, si edhe të drejtë., Vrasjet duhet të marrin fund, në rast se përfaqësuesit e Rusisë sot në Stamboll nuk bien dakord atëherë 100% e qartë që Putin vazhdon të minojë diplomacinë dhe në rast se nuk ndodh kjo është qartë duhet një rezultat dhe duhet të fillojë me armëpushim”