No menu items!

Zelensky pas takimit me Trump: Folëm për fushëbetejën, Putini definitivisht nuk po fiton

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka ndarë detaje nga takimi i tij me homologun e tij amerikan Donald Trump në Hagë, në kuadër të samitit të NATO-s.

Zelensky tha se takimi me Trump ishte i mirë. Të dy udhëheqësit diskutuan për Lindjen e Mesme, mbrojtjen e popullit ukrainas, blerjen e sistemeve amerikane të mbrojtjes ajrore dhe bisedimet midis delegacioneve ukrainase dhe ruse në Stamboll

Gjatë bisedës, Zelensky theksoi rëndësinë e veprimeve të fundit të SHBA-së në Iran, të cilat dobësuan jo vetëm programin bërthamor të vendit, por edhe prodhimin e dronëve të tij, transmeton Telegrafi.

“Ne diskutuam mbrojtjen e popullit tonë me presidentin – para së gjithash, blerjen e sistemeve amerikane të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur qytetet tona, popullin tonë, kishat dhe infrastrukturën”, deklaroi Zelensky.
Ai e informoi Trumpin mbi takimet e ekipit teknik në Stamboll, si dhe shkëmbimet e të burgosurve të luftës dhe trupat e të rënëve. Zelensky tërhoqi vëmendjen për faktin se Rusia kishte kthyer trupat e ushtarëve të saj të rënë në Ukrainë.

Folëm për situatën në fushëbetejë. Putini definitivisht nuk po fiton. I paraqita presidentit faktet rreth asaj që po ndodh vërtet në terren”, shtoi presidenti ukrainas. /Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.