No menu items!

Zgjedhjet në Shqipëri – raportohen incidente

Qytetarët e Shqipërisë do t’iu drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre legjitimë për legjislativin e ri në katër vjetët e ardhshëm.

5,225 Qendra Votimi në të gjithë vendin janë të hapura për qytetarët nga ora 07:00 deri në orën 19:00.

Në garën janë 11 subjekte, përfshirë 8 parti politike dhe tri koalicione, dhe 140 kandidatë për deputetë.

Të drejt vote  kanë 3 milionë e 713 mijë e 761 shtetas shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, nga të cilët 114 mijë e 642 për herë të parë.

Kësaj radhe, në asnjë qark të vendit, nuk konkurron asnjë kandidat i pavarur.

Vetëm në njësinë 10 në Tiranë dhe në bashkinë Vorë, do të votohet dhe numërohet në formë elektronike.

Për herë të parë në këto zgjedhje votojnë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Diaspora ka votuar dhe përmes postës votat kanë mbërritur në vendin tonë dhe do të numërohen nga KQZ pas mbylljes së procesit të votimit në vend./Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.