No menu items!

Zhduken këngët e vjetra të Gjestit, ja arsyet e kaosit në Youtube

Një pjesë e madhe e këngëve të dikurshme të Gjestit janë zhdukur nga rrjetet sociale, konkretisht nga platforma Youtube.

Detaji i ka rënë në sy fansave të tij.

 

Bëhet fjalë për hitet: “Katile”, “Idiote”, “U halite”, “Pandemia” e të tjera që nuk gjenden më në Youtube.

Këngët janë nga periudha e menaxhimit të Gjestit nga menaxheri Samed Potera, me të cilin ishte dakorduar t’ia lë këngët në kanal kur shkëputi kontratën.

Megjithatë, Prive By Liberta Spahiu mëson se këngët nuk janë fshirë por kanali është hakuar.

Aktualisht po bëhen përpjekje për t’i kthyer kanalet ku kanë qenë këto këngë të ngarkuara teksa nuk dihet se kush qëndron prapa hakimit të tyre.

A është kjo një betejë në heshtje për hitet e dikurshme që kanë bërë namin e rrjedhimisht po gjenerojnë fitime sidomos nga Big Brother VIP Albania e këtej? /Prive By Liberta Spahiu

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.