No menu items!

Zhijovin Nesiq dënohet me 15 vjet burgim për dhunim gjatë luftës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 15 vjet burgim, Zhijovin Nesiq, i akuzuar për dhunim gjatë luftës në Kosovë.

Prokurorja Florije Salihu Shamolli para mediave tha se mirëpresin vendimin e Gjykatës për dënimin e Zhijovin Nesiq, transmeton Telegrafi.

“Mirëpresim shpalljen e vendimit kundër të akuzuarit, Zhijovin Nesiq. Ku Gjykata sot e dënoi me 15 vjet burgim. Për Prokurorinë Speciale ky është sukses i madh, është ofrim i drejtësisë për të gjitha viktimat e dhunës seksuale”, tha ajo.

Gjithashtu, prokurorja tha se seancat janë mbajtur të mbyllura për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

Ndryshe, edhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) përmes një njoftimi publik thotë se mirëpret vendimin e Gjykatës për dënimin e Zhivojin Nesiq me 15 vjet burgim për krime të dhunës seksuale të kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Ky përfaqëson rastin e dytë në historinë e pasluftës në Kosovë në të cilin një individ dënohet për krime të dhunës seksuale të kryera gjatë luftës – një hap domethënës drejt drejtësisë dhe njohjes së vuajtjeve të të mbijetuarve”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se në këtë rast, e mbijetuara është përfituese e QKRMT-së, dhe është mbështetur në mënyrë të vazhdueshme dhe gjithëpërfshirëse nga ekipi ynë profesional, duke përfshirë ndihmën psikologjike dhe mbështetjen ligjore në të gjitha fazat e procedurave gjyqësore.

“Puna jonë me të mbijetuarat ka qenë thelbësore për fuqizimin e tyre që të dëshmojnë dhe të kërkojnë drejtësi, pavarësisht sfidave të shumta emocionale dhe shoqërore.

Ky dënim përfaqëson një moment të rëndësishëm jo vetëm për drejtësinë individuale, por edhe për shoqërinë kosovare që vazhdon të përballet me të kaluarën e saj të dhimbshme. Ai është dëshmi e guximit të të mbijetuarve dhe e rëndësisë së mekanizmave të drejtësisë tranzicionale”, thuhet mes tjerash në reagim.

QKRMT rithekson përkushtimin e saj të palëkundur për të mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës dhe për të kontribuar në ndërtimin e një sistemi drejtësie që vë në qendër viktimën, duke siguruar që zëri i tyre të dëgjohet dhe të respektohet. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.