No menu items!

Zjarr i madh mes Pilurit dhe Llamanit në Shqipëri, ndërhyn ushtria me helikopterë

Zona mes Pilurit dhe Llamanit në Himarë u përfshi nga flakët mbrëmjen e kaluar, njoftoi kryetari i bashkisë, Vangjel Tavo. Ai publikoi në Facebook video të helikopterëve të ushtrisë që po ndihmonin në shuarjen e zjarrit

“Të gjithë natën strukturat e Mbrojtjes nga Zjarri të Bashkisë Himarë kanë luftuar me përkushtim dhe profesionalizëm për të kontrolluar flakët,” tha Tavo për A2 CNN.

Me koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u ndërmor ndërhyrja ajrore me helikopterë, duke ndihmuar në vënien nën kontroll dhe shuarjen e zjarrit.

Përpjekjet për të eliminuar rrezikun për komunitetin dhe mjedisin vazhdojnë pa ndërprerje.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.