Sot pasdite, në fshatin Llapashticë të komunës së Podujevës janë përfshirë nga flakët disa sipërfaqe të mbjella bujqësore. Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll,shkruan Raporto24
Zjarret në Kosovë po vazhdojnë me intensitet të lartë, të nxitura nga temperaturat përvëluese, por shpesh edhe nga pakujdesia njerëzore. Autoritetet po bëjnë thirrje për kujdes të shtuar dhe evitim të ndezjes së zjarreve në ambiente të hapura./Raporto24/