No menu items!

Zjarri në afërsi të Bllacës, Maqedonia e Veriut mbyll kufirin me Kosovën

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për ndalimin e qarkullimit të automjeteve në hyrje të Pikës Kufitare në Han të Elezit, si pasojë e një zjarri të madh në afërsi të tunelit Stankovec në Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimit, rreth orës 16:00, autoritetet maqedonase kanë informuar palën kosovare për situatën emergjente, duke njoftuar se Policia e Maqedonisë së Veriut ka ndaluar qarkullimin e veturave në atë segment rrugor dhe po i orienton drejtuesit drejt rrugëve alternative përmes pikës kufitare Bllacë–Shkup dhe anasjelltas.

Gjendja është përshkallëzuar më tej në orën 16:20, kur autoritetet maqedonase kanë vendosur të bllokojnë plotësisht hyrjen në territorin e RMV-së për të gjitha automjetet, për shkak të rrezikut që paraqet zjarri në afërsi të magjistrales Tunel–Stankovec.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka paralajmëruar qytetarët që të shmangin këtë pikë kufitare derisa situata të stabilizohet, ndërsa ka premtuar se do të ofrojë informacione shtesë me kohë për çdo zhvillim të ri.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.