Zvicra e Xhakës kalon në 1/8 e finales, mposht Algjerinë 2-0

Zvicra ka siguruar një fitore të pastër 2-0 ndaj Algjerisë në fazën e 1/16 së finales të Kupës së Botës 2026, duke rezervuar një vend në raundin e ardhshëm të turneut.Zvicra ka siguruar një fitore të pastër 2-0 ndaj Algjerisë në fazën e 1/16 së finales të Kupës së Botës 2026, duke rezervuar një vend në raundin e ardhshëm të turneut.

Helvetikët kaluan në epërsi që në minutën e 10-të me golin e Breel Embolo, ndërsa Dan Ndoye vulosi fitoren vetëm pak sekonda pas fillimit të pjesës së dytë, duke shënuar për 2-0.

Me këtë sukses, Zvicra vazhdon rrugëtimin në Kupën e Botës dhe në fazën e 1/8 së finales do të përballet me fituesin e ndeshjes Kolumbi – Ganë./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU