No menu items!

Zyrtare: Llapi ia vazhdon kontratën Besar Musollit

Besar Musolli do të vazhdojë me KF Llapin.

Kjo u bë e ditur nga vet klubi llapjan përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare

Mesfushori ishte pjesë kyçe e Llapit në dy edicionet e fundit, duke regjistruar 68 paraqitje.

Postimi i plotë:

KF Llapi ka kënaqësinë të njoftojë vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Besar Musolli edhe për sezonin 2025/26.

Musolli, një prej shtyllave të mesfushës sonë, ka qenë pjesë kyçe e ekipit në dy edicionet e fundit, duke regjistruar 68 paraqitje dhe duke dhënë kontribut të madh në fazën defanzive.

Vazhdimi i tij vjen si rezultat i përkushtimit të dyanshëm – si nga futbollisti, ashtu edhe nga klubi – për të ndërtuar suksese të reja së bashku.

Me përvojën dhe profesionalizmin e tij, Musolli është shembull i vërtetë për futbollistët e rinj se si ndërtohet karriera profesionale me përkushtim dhe profesionalizëm.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.