No menu items!

Zyrtare: Mario Ilievski, lojtar i ri i Prishtinës

Prishtina ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesi nga Maqedonia e Veritur, Mario Ilievski.

Klubi kryeqytetas ka vazhduar me përforcime këtë verë dhe i fundit që i është bashkuar atyre është Ilieski, i cili ka bërë karrierë në Maqedoni të Veriut, Bullgari dhe Hungari.

“Me kënaqësi njoftojmë afrimin më të ri në skuadrën tonë – sulmuesi i talentuar Mario Ilievski, i cili bashkohet me ne për të forcuar repartin ofensiv dhe për të ndihmuar ekipin drejt objektivave të sezonit!”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Në faqen zyrtare të klubit shtohet se Mario ka treguar potencialin e tij si një sulmues i aftë dhe i vendosur, duke lënë gjurmë në ekipet ku ka luajtur më parë në Bullgari, Hungari si dhe në përfaqësueset e moshave të Maqedonisë së Veriut.Mario ka thënë se vjen te Prishtina me një dëshirë të madhe për të dhënë më të mirën dhe për të kontribuar me gola, energji dhe pasion në çdo ndeshje.

“Jam i lumtur për këtë transferim, është një klub i madh dhe gëzohem që jam pjesë e Prishtinës. Mund të premtoj se do ta jap më të mirën nga vetja në çdo ndeshje për të luftuar për titullin dhe për të luajtur prapë në Evropë”, ka thënë Ilieski. /Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.