Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), të mërkurën ka bërë bashkë zyrtarët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Forcës së Sigurisë, ambasadorë dhe atashe ushtarak nga vendet mike në Konferencën vjetore “FSK dhe Partnerët 2024”.
Christian Nawrat, drejtori i Ekipit ndërlidhës këshillues të NATO-s, tha se Aleanca mbetet e përkushtuar për rolin e saj në mbështetjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.
Ai garantoi se NATO do ta ndihmojë FSK-në në ngritjen e kapaciteteve.
NATO mbetet e përkushtuar për të luajtur rolin e saj në mbështetjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë e mbarë rajonin. Ne po punojmë, por brenda këtij mandati ka edhe shumë për të bërë. Duke ofruar këshilla tona si ekip shumë-kombësh bazuar në mandati e FSK-së, ne luajmë rol unik në mesin e ndërkombëtarëve që mbështesin FSK”.
“Aleatët tanë mbesin në të njëjtin synim, që të mbështesin FSK-në për të krijuar një forcë të aftë për të i’u ofruar mundësi individëve pa dallime gjinie e përkatësi etnike. NATO mirëpret përparimin e një FSK-je më gjithëpërfshirëse”, ka thënë Nawrat.