No menu items!

​Video – Shqiptari kapet duke vozitur 209 km/h në tunel

Një 21-vjeçar nga Elbasani është njëri prej ngasësve të automjeteve që janë ndëshkuar nga Policia Rrugore në 24 orët e fundit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia njofton se ai po lëvizte me 209 km/orë në tunelin Kërrabë-Elbasan. PO ashtu, policia tha se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 11 shoferë nga të cilët 5 për ngasje në gjendje të dehur dhe 6 për mungesë të patentë-shoferit.

Gjithashtu janë pezulluar gjithsej 74 patentë-shoferë për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe ngasje nën efektin e alkoolit. Janë vendosur gjithashtu mbi 3 mijë gjoba, nga të cilat pjesa më e madhe për shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të telefonit dhe mospërdorim të rripit të sigurisë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.