Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Cllevio, ka zgjedhur Prishtinën për një mbrëmje që premton shumë atmosferë, shkruan Raporto24.
Ai ka njoftuar se sonte do të performojë në Zone Club, ndërsa përmes një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar se ka përgatitur edhe një surprizë për të gjithë ata që do të jenë të pranishëm.
Sipas Cllevios, gjatë mbrëmjes do të hapen plot 150 shishe, të cilat, siç ka bërë të ditur vetë ai, do t’i ndajë dhe do t’i konsumojë së bashku me publikun. Ai ka treguar gjithashtu se kjo iniciativë është mundësuar nga miku i tij, Xio.
Në postimin e tij nuk munguan as thumbat ndaj rivalëve, duke lënë të kuptohet se kjo lëvizje do të komentohen gjerësisht.
Mbetet të shihet se si do të zhvillohet nata në Zone Club, por një gjë është e sigurt: Cllevio ka arritur edhe një herë të tërheqë vëmendjen dhe të krijojë pritshmëri të mëdha për mbrëmjen në kryeqytet.



