Mesazhi që preku zemrat! Babai i Selinës surprizon DJ Gimbon me fjalë që nuk priteshin

Selin Bollati dhe DJ Gimbo ishin të ftuar në emisionin “Prime Verë” në Kanal10, ku rrëfyen detaje nga jeta e tyre pas eksperiencës në “Big Brother VIP Albania 5”, planet për të ardhmen dhe historinë e dashurisë që vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut, shkruan Raporto24.

Megjithatë, momenti që vodhi gjithë vëmendjen nuk ishte rrëfimi i tyre, por një surprizë e veçantë për DJ Gimbon. Nëpërmjet një videomesazhi, babai i Selinës, Toni, i cili jeton jashtë vendit, i drejtoi disa fjalë tepër prekëse partnerit të vajzës së tij.

“Ashtu siç të ka bekuar familja me emrin Gëzim, ashtu je. Në çdo hap që hedh gëzon njerëz. Ke gëzuar familjen tënde, ke gëzuar edhe familjen time. Ju puth fort të dyve, shihemi atje, te vendi”, u shpreh ai, duke emocionuar jo vetëm çiftin, por edhe publikun.

I prekur nga ky mesazh, DJ Gimbo nuk i fshehu emocionet dhe iu përgjigj me një falënderim të sinqertë, duke i dërguar përshëndetje dhe dashuri babait të Selinës.

Gjatë intervistës, dyshja rikujtoi edhe fillimet e lidhjes së tyre. I pyetur për takimin e parë me Selinën, DJ Gimbo tha me buzëqeshje se gjithçka kishte shkuar “shumë mirë”, duke lënë të kuptohet se që në momentet e para mes tyre kishte lindur një raport i veçantë.

Paraqitja e tyre në studio u shoqërua me emocione, rrëfime të sinqerta dhe një mesazh familjar që u bë një nga momentet më të bukura të mbrëmjes.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU