‘Besoni Besartit’, Gjesti bën paralajmërimin e shumëpritur

Pas një periudhe larg syrit të publikut, Gjesti është rikthyer me një mesazh që ka zgjuar menjëherë kureshtjen e ndjekësve të tij, shkruan Raporto24.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, artisti u shfaq duke kaluar momente relaksi në oborrin e shtëpisë, teksa luante me qenin e tij. Krahas pamjeve, ai zbuloi se muajin e fundit kishte zgjedhur të bënte një shkëputje të plotë për t’i dhënë vetes kohën e nevojshme për pushim.

“Jeta jem qe 1 muj qeshtu u kan. Mu ka dasht ni pushim, me lshu komplet ni her”, ka shkruar ai.

Por pauza duket se po merr fund. Gjesti ka bërë të ditur se është duke punuar për një projekt të ri, duke lënë të kuptohet se surpriza për fansat nuk do të vonojë.

“E di qe jeni tu e prit ni BOOMB prej meje n’ket ver. Veç kini durim edhe pak… Se kom diqka per ju”, ka shkruar ai, duke rritur edhe më shumë pritshmëritë.

Në fund të mesazhit, artisti shtoi edhe fjalët: “Besoj Besartit”, një frazë që ka nxitur reagime dhe komente të shumta mes ndjekësve.

Edhe pse nuk ka zbuluar detaje për projektin e ri, gjithçka lë të kuptohet se Gjesti po përgatit një rikthim të fuqishëm në skenën muzikore gjatë kësaj vere.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU